Qeveria: Luftë informalitetit; Gjiknuri: S’ka transparencë për konçensionet
Bursa është shumë e rëndësishme për biznesin shqiptar në mënyrë që të mos varet vetëm nga kreditë e sistemit bankar. Administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka deklaruar se e vetmja mënyrë për të te luftuar korrupsionin ne proceset e privatizimit dhe njekohesisht per thithjen e financimeve është aktivizimi i tregut të kapitaleve në vend.
I pranishëm në forumin për tregjet e kapitaleve zv.kryeministri Niko Peleshi premtoi luftë ndaj informalitetit për rritjen e besimit të biznesit.Ndërkohë që ministri i energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se do të behet transparencë me koncesionet.
“Ashtu siç kemi folur shumë për koncensionet në fushën energjetike, patjetër që edhe kjo ka qenë një oportunitet për shumë biznese shqiptare, por fatkeqësisht kjo gjë ka kaluar një situatë kaosi. Jeni vet dëshmitarë që është krijuar një treg i zi i atyre licencave. Njerëz që kanë marrë letra dhe që fatkeqësisht nuk kanë gjetur investime. A është kjo e ardhmja? A është rruga thjesht dhënia e licencave pa një strategji të caktuar se çfarë do të bëhet në këtë treg? Pa ditur se sa e përballon konsumatori shqiptar një pjesë të këtyre tarifave? Se çfarë perspektive ka për shfrytëzimin e kësaj energjie?Në qoftë se shumë kompani shqiptare, por edhe individë shqiptar do të kenë mundësi të bëhen pjesë e projekteve të mëdha strategjike, do fillojnë t’i konsiderojnë ato si mallin e tyre, edhe energjinë si mallin e tyre, jo thjesht si një utilitet që shteti ka detyrë për t’ia dhënë. Ashtu siç edhe projektet e tjera strategjike, le ta krijojnë këtë mundësi. Unë them se nxitja e kësaj gjëje, dhe më vjen mirë për organizatën e cila e ka marrë përsipër nismën, ta mbajë në një farë mënyre dhe të informojë publikun, por njëkohësisht edhe autoritet publike se sa e rëndësishme është pjesëmarrja e publikut të gjerë në ato investime strategjike.Na interesojnë investitorë serioz, por njëkohësisht na intereson edhe pjesëmarrja e gjerë e publikut në projekte të mëdha, pasi populli shqiptar për këto pasuri që ka duhet të ndiejë benefitin e tyre. Unë si minister, marr angazhimin tim që të mbaj një komunikim të hapur me biznesin, të siguroj transparencën më të madhe dhe të nxisim të gjithë ata operatorë seriozë që duan të investojnë në Shqipëri, që Shqipëria të jetë me të vërtetë një vend ku të funksionojë ajo aksiomë që unë e thashë që në fillim dhe që është shumë e domosdoshme: Shteti dhe biznesi të ecin dorë për dore!” tha ai.Nga te pranishmit u theksua se nuk mund te kuptohet Model i Zhvillimit Zkonomik pa nje Treg te Zhvilluar te Kapitalit. Pefaqesuesit e ekzekutivit u shprehen se jane te gatshem te bashkpunojne me biznesin dhe institucionet financiare si dhe te marrin te gjitha masat e nevojshme institucionale dhe ligjore.