Tritol makinës së kryetarit të komunës Golem, Kryekomunari i shpëton atentatit

Një sasi eksplozivi që fatmirësisht nuk shpërtheu ishte vendosur mjetit të kryetarit të Komunës Golem, Agron Agalliu.Lënda plasëse, e mbështetjellë me një qese ishte vendosur nga poshtë mjetit dhe ka rënë në tokë ndërsa makina ka nisur lëvizjen.Kanë qenë banorë të kësaj komune që kanë parë eksplozivin dhe kanë njoftuar policinë e Kavajës.Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, dhe një grup ekspertësh anti-eksploziv.Burime nga policia e Kavajës bëjnë të ditur se lënda plasëse që ishte vendosur në makinë, ishte e pajisur me celular, i cili do të aktivizonte shpërthimin.Ngjarja është shënuar rreth orës 10;00 të paradites së sotme, ndërsa kryekomunari i Golemit ishte nisur me makinën e tij drejt Beratit për një ceremoni mortore.Agalliu ka mohuar të ketë konflikte dhe ka thënë se nuk ka asnjë ide për personat që i përgatitën atentatin që fatmirësisht dështoi.Agron Agalliu, është zgjedhur në dy mandate në krye të komunës Golem si përfaqësues i Partisë Socialiste