Naço: Të reformojmë KLD; Sequi: Sistemi i drejtësisë të jetë efikas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2013, 15:00
Së shpejti korrupsioni do të cilësohet si një nga veprat më të rënda penale dhe dhe do të gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, pas takimit me ambasadorin e BE-së në Tiranë Ettore Sequi duke theksuar se paketa anti-korrupsion do të paraqitet së shpejti.
Sipas Naços, kjo paketë është në kuadër të reformave që do të ndërmerren në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Ai gjithashtu kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e rasteve të korrupsionit.“E njoha ambasadorin me reformat që do të ndërmerren nga ministria e drejtësisë. Së shpejti do të paraqesim një paketë anti-korrupsion, për ta konsideruar korrupsionin një nga veprat më të rënda të veprave penale e cila do të gjykohet nga gjykata e krimeve të rënda. Kjo paketë do të vazhdojë me ndryshimin e ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Nxis qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit dhe për këtë kemi edhe një portal në faqen zyrtare të ministrisë. Shqipëria është e të gjithëve dhe ka nevojë për kontributin e të gjithëve” u shpreh Naço.
Ndër të tjera ai u ndal edhe në reformën në të gjitha hallkat e gjyqësorit, duke thënë se nuk do të bëhet me deklarata para mediave, por me një staf të kualifikuar.
Sipas Naços, kjo paketë është në kuadër të reformave që do të ndërmerren në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Ai gjithashtu kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e rasteve të korrupsionit.“E njoha ambasadorin me reformat që do të ndërmerren nga ministria e drejtësisë. Së shpejti do të paraqesim një paketë anti-korrupsion, për ta konsideruar korrupsionin një nga veprat më të rënda të veprave penale e cila do të gjykohet nga gjykata e krimeve të rënda. Kjo paketë do të vazhdojë me ndryshimin e ligjit për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar. Nxis qytetarët të denoncojnë rastet e korrupsionit dhe për këtë kemi edhe një portal në faqen zyrtare të ministrisë. Shqipëria është e të gjithëve dhe ka nevojë për kontributin e të gjithëve” u shpreh Naço.
Ndër të tjera ai u ndal edhe në reformën në të gjitha hallkat e gjyqësorit, duke thënë se nuk do të bëhet me deklarata para mediave, por me një staf të kualifikuar.Nga ana e tij Ambasadori i BE ne vendin tone, Ettore Seqiu, ka rikthesuar se lufta kunder korrupsionit mbetet per BE nje nga prioritetet kryesore.

"Lufta kundër korrupsionit janë mjetet e duhura që Shqipëria të ecë në rrugën drejt BE.Unë theksova mbështetjen e BE-së për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE dhe që ka të bëjë kryesisht me shtetin e të drejtës, por në veçanti në shtetin e drejtësisë", u shpreh Sequi.
Ambasadori njoftoi edhe paketë projektesh me vlerë disa milionë euro që BE ka në plan të zbatojë në Shqipëri, sa i takon fushës së drejtësisë.