Rama takon çiftin Klinton: Dy miq të mëdhenj të Shqipërisë
Gjatë qëndrimit në New York, Kryeministri Rama, zhvilloi një takim me çiftin Hilari dhe Bill Klinton. Në rrjetin social facebook, Rama i vlerëson ish-Presidentin dhe ish sekretaren e shtetit te SHBA-së, si dy miq të medhenj te Shqiperise.“Mengjez i bukur ne New York. Bisede e ngrohte me Sekretaren Klinton,takim emocionues me Presidentin Klinton.Dy miq te medhenj te Shqiperise” shkruan Rama.Të hënën Rama pati një takim me homologun kosovar Hashim Thaçi, ku diskutuan për projekte të përbashkëta, me interes reciprok për të dy shtetet.Axhenda e takimeve të Kryeministrit Rama ka vijuar më pas me Presidentin e Austrisë, Heinz Fischer me të cilin u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe.Gjatë qëndrimit në New York, Kryeministri Rama, zhvilloi edhe një takim me miqësor me kongresmenin Eliot Engel.