Beteja e fotove zbret në Ministrinë e Brendshme, Rama: Ka edhe më keq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2013, 15:26
Thellohet "beteja" mes mazhorancës dhe opozitës mbi gjendjen e marrjes në dorëzim të institucioneve shtetërore. Pas Kryeministrisë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tu paraqesë ndjekësve të tij në “facebook” ambjentet e Ministrisë së Brendshme.Albumi me pamjet e Ministrisë së Brendshme përmban 30 foto, të shoqëruara edhe me një koment të Kryeministrit: “Ka edhe ende më keq se ç'është katandisur kryeministria, mjaft të shohësh për shembull mjediset e ministrisë që supozohet të jetë shembëlltyra e rregullit, disiplinës, pastërtisë”.













