Biznesi “pret” premtimet e Ramës, Dhoma e Industrisë i kërkon tryezë qeverisë
Biznesi kërkon tryezë të përbashkët me qeverinë e re për të diskutuar problemet emergjente.Kreu i Dhomës së tregëtisë dhe industrisë Nikolin Jakaj kërkoi edhe krijimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar i premtuar më herët nga kryeministri Edi Rama.“I kërkojmë qeverisë së re një tryezë të përbashkët për të diskutuar problemet emergjente të biznesit si dhe për premtimet e dhëna. Ndër problemet me të cilat po has sot biznesi janë kreditë e këqija dhe infomaliteti i lartë. Kërkojmë të promovohet Këshilli Ekonomik Kombëtar i premtuar nga kryeministri Rama. Kërkojmë një amnisti të plotë për biznesin dhe krijimin e Bursës së Tiranës, që biznesi të mos jetë i varur vetëm nga kreditë bankare. Kërkojmë të mos ketë rritje taksash dhe taksat e koorporatave të jenë të ulta” u shpreh Jakaj.Deklarata e kreut të Dhomës së tregëtisë dhe Industrisë Nikolin Jakaj u bë pas takimit me Shoqatën e Biznesit ku u diskutuan problemet që ka sipërmarrja.