S’ka para për Ministritë e reja, Malaj: Vetëm borxhi mban në këmbë qeverinë
E vetmja mundësi e qeverisë për tu mbajtur në këmbë është rritja e nivelit të borxhit publik. Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, e përcakton situatën e buxhetit në vend si mjaft kritike.Malaj shpjegon se shpenzimet e shumta këto 9 muaj dhe nevoja për të mos ndalur ecurinë ekonomike do të detyrojë qeverinë e re që të rrisë nivelin e borxhit publik. Ndërkohë që deklaron se vetëm me miratimin e buxhetit 2014, do të ketë mundësi veprimi.Sipas Malaj është shumë e rëndësishme që të ndërmerren politika të përgjegjshme, pasi ekonomia është e përfshirë prej krizës.Mungesa e fondeve dhe kriza që ka përfshirë buxhetin ka bërë që disa Ministri që janë shtuar të detyrohen të presin buxhetin e vitit të ardhshëm për të marrë fondet përkatëse, ose e vetmja zgjidhje është rishikimi i buxhetit dhe rritja e borxhit publik.