Nju Jork, Bushati zhvillon një sërë takimesh me homologë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili ndodhet në Nju Jork ku po merr pjesë në sesionin e 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka zhvilluar një sërë takimesh me homologë.Ai është takuar me Ministren e Jashtme të Italisë Emma Bonino me të cilën bisedoi për vizitën e saj në Tiranë gjatë muajt tetor, si vizitë e një homologeje nga një vend mik, i veçantë dhe i rëndësishem i Shqipërisë.Znj. Bonino shprehu mbështetjen e Italisë në rrugën e Shqipërisë në BE, mbështetje tradicionale e cila mbetet e palëkundur nga fqinji dhe partneri ynë strategjik.Ministri Bushati zhvillon një takim me homologun Malazez z. Igor Luksic nme të cilin ra dakord për intensifikim dhe bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët si dy vende fqinje me aspirata të përbashkëta në rrugën Evropiane.Në fokus të këtij takimi ishte një qasje e re bashkëpunuese me interes të ndërsjelle për të gjithë rajonin, bashkëpunim i cili bazohet në aspiratat e popujve të rajonit për një të ardhme të sigurtë Euro-Atlantike.Gjithashtu Bushati ka takuar edhe Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe  Abdullah bin Zayed Al Nahayan.Bushati  shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme te Emirateve të Bashkuara Arabe në projekte të rëndësisë së veçantë gjatë viteve të fundit në Shqipëri.Intensifikimi dhe zgjerimi i raporteve të mëtejshme mes dy vendeve mbetet prioritet i raporteve dypalëshe.