Tiranë, makina përplas një çift të moshuarish pranë stadiumit “Dinamo”

Një aksident me pasojë plagosjen e dy kalimtarëve të moshuar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Sulejman Delvina", pranë stadiumit “Dinamo”, ky një automjet ka përplasur çiftin e të moshuarve të cilët po kalonin në anën tjetër të rrugës.Menjëherë të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë  dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit.Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.