Tiranë, shpërthen makina e biznesmenit, dëmtohen dhe 2 të tjera

Shpërthimi i një automjeti ka vënë në alarm mbrëmjen e sotme blutë e kryeqytetit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21:30 në hyrje të Liqenit Artificial, pranë një lavazhi, ku automjeti tip BMW X 6 e biznesmenit Andrea D ka shpërthyer, duke dëmtuar edhe dy automjete të tjera që gjendeshin pranë saj, njëra Audi në pronësi të një dentisti.Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz dhe konstatohen vetëm dëme materiale, pasi makina ishte e parkuar dhe zotëruesi i saj, biznesmeni Andrea D. nuk gjendej në makinë në çastin e shpërthimit.Forcat e komisariatit numër 2, forcat genius dhe ato antieksploziv, kanë nisur hetimin për ngjarjen, pasi dyshohet që automjeti të jetë shpërthyer qëllimisht, nga vendosja e një sasie tritoli.