“Shija e kafesë”, panairi në Tiranë me shije dhe ngjyra të ndryshme
Holli kryesor i hotel Rogner në Tiranë do të servirë për rreth një jave shijet e të gjitha llojeve të kafesë në vendin tonë. Në panairin, i cili do të zgjasë nga data 23 deri me datën 29 shtator, që është edhe Dita Ndërkomëbatre e Kafesë, janë ngritur tendat e markave të ndryshme të kafesë.Rogner Hotel Tirana ofron per dashamiresit e kafes mundesine te vizitojne markat premium te kafes qe operojne ne Shqiperi, per te shijuar shumëllojshemrine e mishelave, te provojne kokteilet me në trend me baze produktin e kafes dhe gjithashtu duke pare ekzibicione nga barmanë me fame nderkombetare te eksperimentojne me shije dhe ngjyra.Ndërsa ka qenë i pranishëm në një aktivitet, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu u ndal në këtë në këto ambjente ku u njoh edhe me risinë që sjell ky panair, e madje shijoi edhe kafen që serviret për frekuentuesit në këtë hapësirë marketingu të këtyre ditëve.Panairi, i cili mban emrin "salloni i kafesë" po mbahet në ambjentet e brendshme të bar “Pirro” dhe do të zgjasë deri me datën 29, kur ësstë edhe Dita Ndërkombëtare e Kafesë.Në cermeoninë e mbylljes së panairit ne Rogner do te organizohet nje feste speciale me muzike live, kompeticion midis barmaneve per kokteilin me te mire dhe nje bufe me gatime shume special.