Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë, Daçiç: Hiqeni ose do ta heqim
Kryeministri dhe ministri i brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës që të heqin përmendoren e ngritur për dëshmorët e UÇPMB-së."Është më mirë që ta heqin vetë, lapidari është një provokim i panevojshëm sidomos nëse vihet në kontekst të flamurit shtetëror që është më 28 nëntor e aktgjykimi i Haradinajt pritet shpallet më 29 nëntor", ka thënë Daçiç për B92.Sipas fjalëve të tij, duhet reaguar ndaj vënies së pllakës përkujtimore në qendër të Preshevës.“Po qe se vëmë pllakë duke nderuar ata që varën policë e ushtarë në jug të Serbisë, atëherë le të themi se ajo nuk është pjesë e Serbisë. Ne nuk kemi dilemë se Presheva e Medvegja janë pjesë e Serbisë, e nëse bashkësia ndërkombëtare ka (dilemë) le të përgjigjet. Mund të ketë nesër përdorim të tepruar force, sepse heja e pllakës mund të shkaktojë probleme serioze të sigurisë”, ka thënë kryeministri serb.Vendosja e lapidarit u bë të dielën, ndërsa u shoqërua me një ceremoni zyrtare ku morën pjesë përfaqësues të politikës shqiptare nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi.