Deklarata e Daçiç për një Dayton të ri për Kosovën, reagon Prishtina

Ideja e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, për mbajtjen e një Daytoni të ri për Kosovën, ka zgjuar reagime të ashpra nga institucionet e Prishtinës, por edhe nga opozita dhe analistë polikë në Kosovë. Ata konsiderojnë se kjo ide është e rrezikshme për Kosovën dhe rajonin.Kjo ide, sipas tyre, jo vetëm që paraqet rrezik, por edhe paraqet jo korrektësi nga Daçiç i cili po e abuzon procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe po tenton që t'u thotë shteteve tjera që  po diskutohet për statusin e Kosovës.Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se deklaratat e Dacicit, janë më shumë ide naive se sa propozime serioze. Sipas tij, ato janë vetëm për konsum të brendshëm të jetës politike në Serbi.Presidentja  kosovare , Atifete Jahjaga ka thënë se  Kosovës është shtet i pavarur dhe Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit 2008, është shpallur nga udhëheqësit e popullit të Kosovës.  Sipas saj, ky kapitull përgjithmonë është mbyllur dhe shpreh vullnetin e popullit të Kosovës dhe përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar, SHBA-së dhe BE-së.Edhe lidhja demokratike e Kosovës i ka kundërshtuar  deklarata e Daçiç. Marrëveshja e Dejtonit ka shërbyer  për të ndaluar luftën në Bosnje në vitin 1995.  Për shumë  ekspertë ndërkombëtarë  kjo marrëveshje solli vetëm komplikime, ndërsa për serbët krijimin e një territori të veçantë të njohur me emrin Republika Serbe. Prandaj për këtë arsye  kryeministri serb Ivica dacic  ka theksuar se ky shembull mund të jetë model edhe për Kosovën.