BE-ja hap dritën jeshile për Greqinë
Greqia duket se do të marrë sot një lajm të mirë. Sipas mediave ndërkombëtare ministrat e financave të vendeve të Eurozonës janë gati për ti dhënë Greqisë këstin e radhës prej 44 miliardë euro.Një burim i nga Banka Qëndrore Europiane ka thenë se ministrat e financave të Eurozonës janë gati për të lëvruar ndihmat e radhës për shtetin helen, por përveç dhënies së dritës jeshile paratë do të jepen në 5 dhjetor një kohë kjo e kërkuar si siguri se Athina do ti plotësoje të gjitha reformat.Shefja e Fondit moetar ndërkombëtar Christine Lagarde kërkon një marrëveshje të përhershme mbi borxhin grek sa më shpejt për të mbrojtur ekonominë e vendit nga dëmtimi i vazhdueshëm.Mali i borxhit të qeverisë greke është shumë i madh dhe sipas shifrave zyrtare është më shumë se 175% të GDP, ndërsa kërkesat e FMN janë që deri në 2020 të kapi shifrat e 120%.Qeveria greke ka nxjerrë dy ligje të reja për të ulur buxhetin, ndërsa të ardhurat nga shitja e aseteve publike janë përdorur për të paguar borxhin.Por një zëdhënës i qeverisë tha se është emergjente se 30 miliardë euro të jepen sa më shpejt se arkat e shtetit grek janë drejt fundit.Greqia është në vitin e saj të gjashtë të recesionit, ndërsa masat e kursimit të qeverisë greke janë pritur me protesta në rrugë.