Prishtina feston nën një flamur 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Flamuri gjigand i Republikës së Kosovës, i cili deri më tani ishte i vendosur tek "Rrethi i madh" në Prishtinë, është zëvendësuar me flamurin kombëtar kuq e zi.Këtë ndërrim të flamurit shtetëror me atë kombëtar e kanë bërë zyrtarët e Komunës së Prishtinës, me të vetmin qëllim, për nder të njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Flamuri kuq e zi në këtë vend do të valvitet deri më datën 28 nëntor dhe pas kësaj datë do të rikthehet prapë flamuri shtetëror i Kosovës. Qytetarët e Prishtinës e kanë mirëpritur këtë vendim të Komunës.Nderkohe Aktivitetet për 100 vjetorit e pavarësisë së Shqipërisë kanë filluar ne Kosove. Ndersa një nga aktivitet e radhës, njëherësh dhe mjaft atraktiv, është edhe udhëtimi i një grup kalorësish , të cilët me veshje kombëtare , nisën udhëtimin për në vendin historik, Vlorën e Ismail Qemailit, ata do te nisen nga Kulla e Jasharajve në Prekaz.Ky udhëtim parashihikohet të zgjasë tetë ditë, ku kalorësit do të rrugëtojnë nëpër shtigjet të cilat i kanë kaluar Isa Boletini me delegatët nga Kosova, para 100 vitesh, me destinacionin e fundit Vlorën më 28 nëntor. Grupi do të ketë disa ndalesa nëpër disa nga vendet historike të trojeve shqiptare dhe do të shpalos kohë pas kohe edhe flamurin kombëtar gjigand me 3050.95 m gjatësi.