Kroaci, Sanader dënohet me 10 vite burg

Një gjykatë në Kroaci ka dënuar ish-kryeministrin Ivo Sanader me 10 vjet burg pas akuzave për korrupsion,  një rast që po ndiqet më vemëndje nga BE-ja. Sanader gjatë drejtimti të tij në  periudhën 2003-2009 akuzohet se ka marrë  miliona dollarë në rryshfete nga një kompani energjitike  hungareze  dhe  nga një bankë austriake.Sipas aktakuzës në kohën kur ka qenë zëvendësministër i Punëve të Jashtme, më 1994, ka marrë nga banka Hypo rreth 480,000 euro  në kredinë që banka ka dhënë për pajisjen e ambasadave kroate dhe në këmbim i ka mundësuar  bankës  që të ketë pozita  të privilegjuara në tregun kroat.Sander po ashtu  është akuzuar se ka marrë ryshfet prej 10 milionë eurosh për të transferuar të gjitha të drejtat menaxhuese të kompanisë kroate të naftës INA te bashkëpronari hungarez, që është kompania MOL.MOL nuk ka shumicën e aksioneve dhe prokuroria ka konstatuar se Sanader ka tradhtuar interesat kombëtarë.Kroacia, e cila shpreson të bashkohet me BE në korrik të vitit të ardhshëm, është nën presion për të luftuar korrupsionin e përhapur.Sipas mediave ndërkombëtare  BE-ja është duke  ndjekur një  linjë të vështirë me shtetin ballkanik sesa me Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat janë lejuar të bashkohen me bllokun pavarësisht   problemeve të   tyre me korrupsionin.Ish kryeministri  është zyrtari më i lartë  që dënohet për korrupsion në Kroaci. Ndëkohë  Sanader  ka thënë se rasti kundër tij ishte i motivuar politikisht.