Ivo Sanader shpallet fajtor, 10 vjet burg për korrupsion

Me 10 vjet burg eshte denuar kryeministri kroat, Ivo Sanader, nën akuzat për korrupsion nga nje gjykate kroate.Gjykatësit e një gjykate në Zagreb e shpallën fajtor zotin Sanader për pranim të rryshfetit me vlerën e mbi 6 milionë dollarëve nga një kompani hungareze e naftës në këmbim të së drejtës për të kontrolluar kompaninë shtetërore kroate të naftës.Gjykata gjithashtu e dënoi zotin Sanader për marrjen e tarifave me vlerën e 700 mijë dollarëve nga një bankë austriake, gjatë kohës kur ai ishte Ministër i Mbrojtjes.Zoti. Sanader nuk shprehu emocione sot, ndërsa lexohej dënimi kundër tij. Ai i ka mohuar akuzat dhe avokatët mbrojtës pritet ta apelojnë vendimin e gjykatës. Ivo Sanader dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit në vitin 2009.