Del Ponte: Në Hagë nuk ka drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2012, 08:36
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Karla Del Ponte, ka deklaruar se Gjykata e Hagës, e ka humbur besueshmërinë.Ajo gjithashtu e ka cilësuar si të padrejtë vendimin e Gjykatës së Hagës për t`i dhënë pafajësinë dy gjeneralëve kroat Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.“Unë jam e tronditur. Jam befasuar dhe jam habitur. Është krejt e pabesueshme se çfarë ndodhi. Unë solidarizohem me viktimat serbe” ka thënë Del Ponte për “Blic”.Ajo ka thënë se rreziku është i njëjtë edhe me ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, duke thënë se edhe ai mund të lirohet brenda 15 ditëve.