Serbi, presidenti Nikoliç pyet akademikët për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka njoftuar se do të marrë mendimin e akademikëve për çështjen e Kosovës.Nikoliç ka thënë se ai dëshiron t`i pyesë konkretisht akademikët se si shteti dhe populli duhet të ballafaqohen në çështjen e Kosovës.“Bëhuni gati. Ju jeni të përgjegjshëm si patriotë serbë që mund t’i merrni përsipër edhe pasojat” , ka thënë Nikoliç në adresimin që ai ka bërë në Akademi.Ndërsa, duke komentuar deklarata e presidentit serb, kryetari i Akademisë së Shkencë dhe të Arteve serbe, Nikola Hajdin, ka thënë se Akademia mund të japë këshilla, por vendimet përfundimtare i marrin politikanët.