Eurogrupi nuk arrin asnjë marrëveshje për Greqinë
Asgjë e re për Greqinë nga mbledhja e ministrave të financave të Eurogrupit, e ndërsa problemit grek pritet ti jepet zgjidhje në 26 nëntor.Liderët europianë të financave dështuan edhe kësaj radhe për të gjetur një zgjidhje për çështjen e qëndrueshmërisë së borxhit grekKreu i Eurogrupit Juncker Jean-Claude tha se Greqia ka përmbushur parakushtet, por ka nevojë për përpunim të mëtejshëm teknik e të dhënave për të vendosur mbi disbursimin e këstit.Juncker tha se Eurogroup mirëpret marrëveshjen mbi e trojkës me qeverinë greke por duhet më shumë siguri në fushat e konsolidimit fiskal të reformave strukturore, privatizimit dhe stabilizimit të sektorit financiar.I pyetur nëse ai është i zhgënjyer që nuk u arrit marrëveshje, kreu i Eurogrupit u përgjigj se në Europë nuk kanë asnjë iluzion." Sipas Junker nuk ka qenë e mundur të arrijnë një marrëveshje, sepse Gjermania, Holanda dhe Finlanda dështuan për të gjetur një kompromis me FMN-në, në lidhje me qëndrueshmërinë e borxhit grek."Ka pasur progres, por duhet të ketë një pak më shumë", tha Christine Lagarde shefja e FMN-së.Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Eurozona janë në kundërshti përsa i përket kohës që i duhet dhënë Athinës të zbatojë reformat e kursimit, me FMN që këmbëngul të mos jepen edhe dy vitet shtesë të kërkuara.