Samaras: Greqia bëri atë që duhej
Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras ka reaguar pas dështimit të mbledhjes së Eurogrupit për të gjetur një zgjidhje për çështjen e qëndrueshmërisë së borxhit grek.Samaras ka thënë se Athina i ka respektuar detyrimet e saj duke shtuar se nga vendimet e ndërkombëtarëve varet e ardhmja e Greqisë, por edhe stabiliteti i Eurozonës.“Çdo vështirësi teknike në gjetjen e zgjidhjes teknike, nuk justifikojnë asnjë zvarritje dhe vonesë në çështjen greke. Greqia e bëri atë që duhej dhe për të cilën ishte angazhuar. Partnerët tanë, bashkë me FMN, gjithashtu janë të detyruar të bëjnë atë që kanë marrë përsipër. Nga përfundimi i suksesshëm i kësaj përpjekjeje në ditët e ardhshme, nuk varet vetëm e ardhmja e vendit tonë, por edhe stabiliteti i gjithë Eurozonës” tha Samaras.Ndërkohë sot Samaras do të shkojë në Bruksel, ku do të marrë pjesë në samitin e BE-së të ditës së enjte, me temë buxhetin e Unionit për periudhën 2014-2020.Ndonëse tema e Greqisë si dhe kriza e borxhit nuk përfshinë në axhendën e samitit të së enjtes, nuk përjashtohet të diskutohen, ndërsa Samaras do të promovojë qëndrimin grek për marrjen e një vendimi.Të enjten, Samaras do të takohet dhe me presidentin e Eurogrupit, Jean-Claude Juncker.