Digjen tri automjete në veri
Tre automjete private, në dy lokacione të ndryshme, njëra tip “Citroen C5”, ngjyrë hiri, me targa serbe të regjistrimit, një tjetër tip “Renault Megan”, ngjyrë hiri, me targa “RKS” të regjistrimit në veri të Mitrovicës, dhe një tjetër veturë, tip “Cheeroke” pa targa në Zveçan, janë djegur gjatë natës së mbrëmshme si rezultat i zjarrvënies së qëllimshme me substanca ndezëse njofton policia.Sipas policisë, dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në automjetin “Citroen” vlera e të cilit konsiderohet rreth 13.500 euro, ndërsa me dëme më të vogla materiale ka shpëtuar automjeti “Renault Megan”.Nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, ndërsa pronarët e automjeteve, të gjithë të përkatësisë etnike serbe, janë intervistuar nga policia.Autoret e akteve deri më tani mbeten ende të pa identifikuar për hetuesit policor edhe përkundër dyshimeve që në rastin e zjarrvënies në Zveçan, se motiv i mundshëm mund të jetë një larje hesapesh në mes personave rreth një borxhi të pashlyer.