Kosova kërkon vendim të drejtë për Ramush Haradinaj
Prishtina zyrtare ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të qeveritarëve serb që kanë kërkuar nga Gjykata e Hagës, një vendim për dënimin e ish komandatit të UÇK-së Ramush Haradinaj dhe dy bashkë luftëtarve të tij.Qeveria e Kosovës kërkon që drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga askush, e as nga politika. Sipas ekzekutivit kosovar deklaratat e zyrtarëve të lartë institucionalë të Serbisë janë tendencë për të ndikuar në vendimin e Gjykatës të Hagës për rastin e Haradinajt."E ritheksojmë se qeveria dhe populli i Kosovës gjithmonë kanë besuar në drejtësinë ndërkombëtare dhe në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qeveria dhe të gjitha institucionet e vendit kanë respektuar çdo bashkëpunim me Gjykatën e Hagës dhe në këtë kuadër Republika e Kosovës është shembull i mirë i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare" thuhet në deklaratën e Qeverisë kosovare.Një ditë më parë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin tha se nëse gjykata e Hagës do ta shpallë të pafajshëm ish komandantin e UÇK-së, ky vendim do të ishte pengesë serioze në vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.