Emri i Maqedonisë, Nimiç me propozime të reja
Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç ka shpalosur propozime të reja për tejkalimin e kontestit të emrit të Maqedonisë ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të vizituar rajonin e Ballkanit.Nimiç u takua në Nju Jork me negociatorin maqedonas Zoran Jolevski dhe atë grek Adamantios Vasilakis të cilëve ua ka shpalosur këto propozime por nuk ka dhënë detaje për mediat se çfarë ofron pakoja për të tejkaluar ngërçin disaveçar të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.“Dyja palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të gjetur një zgjidhje, dhe besoj se kjo nuk ishte vetëm retorikë. Gjendja në rajon kërkon që ky problem të zgjidhet. Negociatorët do të përcjellin këto ide tek qeveritë e tyre, të shqyrtojnë se a mund të jenë të shfrytëzueshme për të ecur përpara. Unë ofrova gatishmërinë për të vizituar Athinën dhe Shkupin për të shprehur më me detaje propozimet”, deklaroi Nimiç.Ai ka theksuar se çmon lartë përpjekjet e Komisionit Evropian për të zhbllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë në familjen evropiane, por ai theksoi se procesi në BE është plotësisht një proces i ndarë dhe ka rrjedhën e tij.Negociatori grek Vasilakis ka ndërhyrë në konferencën e Nimicit duke theksuar se Athina ka propozuar Memorandumin e mirëkuptimit dhe se sipas tij ky propozim është bazë ideale për të arritur përparime. “Greqia do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të gjetur zgjidhje përfundimtare të kontestit të emrit, që do të jetë në favor të të dyja vendeve”, deklaroi Vasilakis.Ndërkohë, edhe ambasadori i Maqedonisë në Uashington, Zoran Jolevski, që është në cilësinë e negociatorit deklaroi se Maqedonia ka bërë propozime për ndërtimin e mirëbesimit të ndërsjelltë dhe se sipas tij, Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme që do të ruaj identitetin dhe dinjitetin e popullit maqedonas dhe të jetë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.