Prishtinë, Fatmir Limaj paraqitet sot në gjykatë
Gjykata supreme në Prishtinë do të shqyrtojë sot kërkesën e prokurorit Mauritzo Saulustro, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, me të cilin janë liruar Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin "Kleçka".Avokati mbrojtës i deputetit Limaj ka thënë se ai dhe klienti i tij ka paraqitur me shkrim ankesën dhe do të jenë në gjykatë kur të nisë seanca e kolegjit."Mbrojtja ka paraqitur me shkrim ankesën, por edhe faktet kundër ankesës së prokurorit të EULEX-it gjithashtu edhe kundër ankesës për akt-vendimin i cili ka shpallur provat e papranueshme, në këtë rast dëshminë e Agim Zogajt. Presim që gjykata të refuzojë ankesën e prokurorit dhe të vërtetojë aktgjykimin e shkallës së parë", ka thënë Tahir Rrecaj avokat i Limajt.Në këtë seancë përveç Fatmir Limajt do të ketë procedurë edhe kundër Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, të cilët konsiderohen si eprorë gjatë luftës.Nëse të gjitha palët paraqesin argumentet e tyre, vendimi pritet të merret ditën e sotme.