Thaçi: E kemi fituar luftën me ushtrinë dhe policinë e Daçiç
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke iu përgjigjur deklaratave të homologut të tij serb, Ivica Dacic, i cili pati deklaruar se po ta takonte Thaçin gjatë luftës do ta likuidonte, Thaçi iu është përgjigjur atij se janë ballafaquar me ushtrinë dhe policinë e tij dhe e kane fituar betejën.“Ne e kemi fituar betejën në luftë dhe do ta fitojmë edhe në paqe. Jam krenar që kam qenë një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.Nderkohe Thaçi ka shtuar se ndihet krenar që ka qenë një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e fituar kështu luftën ndaj Serbisë dhe ka shprehur zotimin se do ta fitojnë edhe paqen.Ai i beri këto komente pas inaugurimit të autostradës digjitale në mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të mundësojë një lidhje interneti shumë më të mirë, më të shpejtë dhe më cilësorë të internetit.