Kthehen në rigjykim Fatmir Limaj dhe tre ish-pjestarët e UÇK-së

Kthehet në rigjykim rasti i Fatmir Limajt, Naser dhe Nexhmi Krasniqi si dhe Naser Shala, i njohur si rasti "Kleçka". Ata do të dalin sërish në Gjykatë, por kësaj radhe me një trup tjetër gjykues, pasi i mëparshmi është diskualifikuar.Vendimi është marrë nga Gjykata e lartë, duke pranuar kështu si dëshmi edhe ditarët e Agim Zogajt, i njohur si dëshmitari X, i cili ishte vetëvrarë në Gjermani.Nderkohe Gjykata e Larte ka hedhur poshtë kërkesen për paraburgim të Fatmir Limaj, i njohur gjatë luftës si Komandant Çeliku dhe tre ish-pjestarë të UÇK-së.Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, e konsideron këtë vendim si të padrejtë, madje thotë se prapa këtij vendimi ka dorë politika.Ai thotë se e respekton këtë vendim, por që vetë fakti se është vendosur në një afat për më pak se dy muaj e bënë të dyshimtë këtë rast.“Unë konsideroj se ka gabuar Gjykata Supreme në vlerësimin e provave dhe në vlerësimin e përgjigjeve në ankesë si dhe në vlerësimin e aktgjykimit dhe aktvendimit të gjykatës së shkallës së parë. Sidoqoftë ky është vendim meritor dhe është i detyrueshëm për të gjitha palët e edhe për mua, dhe unë e respektoj”, ka thënë ai.Madje Rrecaj dyshon se mbrapa këtij vendimi ka ndikim edhe politika, por nuk dëshiron të thotë emra se kush janë ata.Rasti 'Kleçka' rikthehet pas kërkesës së prokurorit të EULEX-it, Maurizzio Salustro, ndaj lirimit të ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt, e të tjerëve në rastin "Kleçka" dhe ndaj shpalljes si të papranueshme të deklaratave të dëshmitarit X.Deklarata këto, ku bashkë me ditarin e dëshmitarit X ishin shpallur të papranueshme nga kolegji i gjykatësve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë më 21 mars.