Mërkiç:Serbia heq dorë nga BE për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkiç ka deklaruar se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE nëse  ky anëtarësim do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës.I pyetur nga gazeta gjermane ''Tagespiegel'' se çfarë do të ndodhte nëse BE vë kusht njohjen e Kosovës për anëtarësim të Serbisë, Mërkiç ka theksuar se nëse ndodh kjo Serbia do të heqë dorë nga anëtarësimi.Mërkiç, i pyetur nëse Serbia do ta njihte pavarësinë Kosovës nëse se njëkohësisht do të ndodhte shkëmbimi i territoreve, është përgjigjur se “historia na ka mësuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë''.Duke folur për mënyrën e përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën, ai ka thënë: ''Dialogu ndërmjet nesh e Prishtinës që e moderon BE, me iniciativën tonë, po zhvillohet në nivelin më të lartë. Në të vërtetë, deri më tash nuk është biseduar për tema të ndjeshme. Të ashtuquajturit kosovarë, pakicë shqiptare në Serbi, po dëshirojnë të fitojnë çdo gjë që duan”, dhe në këtë i përkrah edhe Gjermania.“Shqiptarët të ashtuquajturin shtet e kanë themeluar në territorin serb. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë realitetin, por gjithsesi edhe ata duhet të bëjnë kështu”, ka thënë Mërkiç.Në konstatimin e gazetës se sipas kushtetutës serbe Kosova është pjesë se Serbisë dhe se çështja e pavarësisë është e përjashtuar tërësisht, Mërkiç ka thënë se duhet biseduar dhe parë vizion e Prishtinës.Ai ka thënë se shqiptarët kanë ndihma, por pa unitet shteti i tyre nuk mund të bëhet anëtar i OKB-së.