Jankullovska: Heqja e flamurit, jashtë kompetencave të MB

Ministrja e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoni, Gordana Jankullovska theksoi se dikasteri që drejton nuk është kompetente për të rregulluar çështjen e vendosjes së flamujve.“MPB definitivisht nuk është institucioni që ka kompetenca të tilla, por gjithmonë jemi të hapur për bashkëpunim me çdo institucion tjetër, në rast se bëhet ndonjë kërkesë në këtë drejtim”, ka theksuar Jankullovska, e pyetur sot nga gazetarët lidhur me vendosjen masive të flamujve shqiptarë me rastin e festive të 28 Nëntorit, pa praninë e flamujve shtetëror si dhe për ndryshimin e tabelave treguese në komunën e Gostivarit.E pyetur lidhur me grafitet dhe parullat me përmbajtje, ndër të cilat u përmend një grafit në hyrje të Gostivarit me thirrjen “Mirësevini në Shqipëri”, ministrja Jankullovska theksoi se po ndërmerren masa duke i`u përgjigjur dhe sanksionuar këto raste.