Raporti i BB: Rriten remitancat për vendet në zhvillim, 6.5% më shumë se në 2011
Vendet në zhvillim do të marrin mbi 400 miliardë dollarë nga remitancat në 2012, thotë raporti i Bankës Botërore.Fluksi i remitancave drejt vendeve në zhvillim pritet të tejkalojë parashikimet paraprake dhe të jete 406 miliardë dollarë për këtë vit, duke shenuar një rritje prej 6.5 përqind krahasuar me vitin e kaluar, sipas një studimi të Bankës Botërore mbi remitancat dhe migracionin global.Remitancat drejt vendeve në zhvillim pritet të rriten me 7.9 përqind në 2013, 10.1 përqind ne 2014 dhe 10.47 përqind në 2015 për të arritur në 534 miliardë dollarë në 2015.Remitancat në rrafsh botëror, përfshirë ato drejt vendeve me të ardhura të larta, pritet të arrijnë 534 miliardë dollarë në 2012 dhe parashikohet të rriten në 685 miliardë dollarë në 2015, sipas studimit më të fundit të Studimit të Bankës Botërore për Migracionin dhe Zhvillimin, të publikuar sot.Megjithatë, pavarësisht rritjes se përgjithshme në fluksin e remitancave drejt vendeve në zhvillim, kriza ekonomike e vazhdueshme globale po ei redukton fluksin e tyre drejt disa rajoneve. Evropa dhe Azia Qendrore dhe Afrika Sub-Sahariane janë veçanërisht të ndikuara, ndërsa Azia Jugore, Lindja e Mesme, si dhe Afrika e Veriut pritet të jenë më mirë nga sa ishte parashikuar fillimisht.Përfituesit kryesorë të remitancave të regjistruara zyrtarisht për 2012 janë India (70 miliardë dollarë), Kina (66 miliardë dollarë), Filipinet (24 miliardë dollarë), Meksia (24 miliardë dollarë), dhe Nigeria (21 miliardë dollarë). Përfitues të tjerë të mëdhenj janë Egjipti, Pakistani, Bangladeshi, Vietnami dhe Libani.Si përqindje e PBB-së, përfituesit kryesorë të remitancave gjatë vitit 2011 ishin Taxhikistani, (47 përqind), Liberia (31 përqind), Republika e Kyrgyzit (29 përqind), Lesoto (27 përqind), Moldavia (23 përqind), Nepal (22 përqind), dhe Samoa (21 përqind)."Megjithëse punëtorët emigrantë janë ndikuar në një masë të madhe negativisht nga rritja e ngadaltë në ekonominë globale, volumi i remitancave ka vazhduar të jetë i qendrueshëm, duke siguruar një mbështetje jetësore jo vetëm për familjet e varfëra, por edhe një burim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të monedhës së huaj në shumë vende të varfëra, të cilat janë përfitues remitancash," tha Hans Timmer, Drejtor i Grupit të Hartimit të Parashikimeve.Vazhdojnë të kenë rritje të qendrueshme në fluksin hyrës të remitancave rajonet dhe vendet me numër të lartë emigrantësh në vendet eksportuese të naftës, krahasuar me ato vende, emigrantët punëtorë të të cilave janë përqendruar kryesisht në ekonomitë e zhvilluara, veçanërisht në Evropën Perëndimore.Për këtë arsye, Azia Jugore, Lindja e Mesme e Afrika e Veriut, Azia Lindore dhe rajonet e Paqësorit, me një numër të madh punëtorësh në vendet e Këshillit te Bashkëpunimit të Gjirit Persik, (GCC, po përjetojnë rritje më të mirë nga sa pritej të remitancave. Për Azinë Jugore, remitancat në 2012 priten të jenë 109 miliardë dollarë, me një rrijte prej 12.5 përqind nga viti 2011; Azia Lindore dhe rajonet e Paqësorit është parashikuar të thithin 114 miliardë dollarë, me një rritjeprej 7.2 përqind nga viti 2011; ndërsa MENA pritet të marrë 47 miliardë, me një rritje prej 8.4 përqind më shumë nga viti i kaluar.Remitancat drejt Amerikës Latine dhe Karaibeve mbështeten nga një ekonomi që po rimëkëmbet dhe nga një treg pune që po përmirësohet në Shtetet e Bashkuara, por e moderuar nga një ekonomi e dobët e Evropës. Për këtë arsye rajoni do të ketë një rritje modeste prej 2.9 përqind në 2012, që llogaritet të jetë një total prej 64 miliardë dollarësh.Në të kundërt, remitancat pritet të mbeten të njëjta në Evropën dhe Azinë Qendrore dhe rajoet e Afrikës Sub-Sahariane, kryesisht për shkak të ngërçit ekonomik në vendet me të ardhura të larta të Evropës. Flukset e remitancave drejt Evropës dhe Azisë Qendrore janë parashikuar në një shumë virtualisht të paqëndrueshme prej 41 miliardë dollarësh dhe 31 miliardë dollarësh për Afrikën Sub-Sahariane për këtë vit, megjithëse të dy këta rajone parashikohet të kenë një rimëkëmbje të fuqishme të fluksit të remitancave në 2013."Punëtorët emigrantë po tregojnë një rezistencë të jashtëzakonshme në përballimin e krizës ekonomike të vazhdueshme në vendet e zhvilluara," tha Dilip Ratha, Menaxher i Njësisë së Migracionit dhe Remitancave në Bankën Botërore dhe autori kryesor i Studimit për Zhvillimin dhe Migracionin. "Shkathtësia e tyre në gjetjen e punësimit alternative dhe shkurtimet në shpenzimet personale ka penguar kthimin në masë të madhe në vendet e tyre të origjinës."Banka pret të vazhdojë rritja në fluksin e remitancave në të gjitha rajonet e botës, megjithë papunësinë e vazhdueshme në Evropë dhe vështirësimin e sjelljes kundrejt punonjësve emigrant në disa vende, të cilat përbëjnë risqe serioze për reduktim.Një tjetër pengesë për rritjen e flukseve të remitancave është kostoja e lartë e dërgimit të parave, e cila është mesatarisht 7.5 përqind në tremujorin e katërt të 2012 për 20 korridoret dypalëshe kryesore të remitancave dhe 9 përqind për të gjitha vendet për të cilat ka të dhënat për kostot. Kostoja mesatare e remitancave për Afrikën Sub-Sahariane ishte 12.4 përqind, me e larta mes rajoneve në zhvillim.Studimi për Migracionin dhe Zhvillimin gjithashtu vëren se premtimi për remitancave përmes celularit duhet ende të përmbushet, megjithë përdorimin e jashtëzakonshëm të telefonave celularë në të gjithë vendet në zhvillim. Remitancat përmes celularit hasin në pamundësinë rregullatore mes rregulloreve financiare dhe të telekomit, ku shumë banka qendrore i ndalojnë entet jo-banka të kryejnë shërbime financiare. Bankat Qendrore dhe autoritetet e telekomit, duhet të bashkëpunojnë për të vendosur rregullat në lidhje me remitancat përmes celularit.Studimi gjithashtu diskuton zbatimin e rregulloreve të reja për remitancat në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë dhe arrin në përfundimin se këto rregullore ka të ngjarë të reduktojnë kostot e remitancave për periudhën afatgjatë duke rritur konkurrueshmërinë dhe përmirësuar mbrojtjen e konsumatorit."Komuniteti global ka bërë progress në tre nga katër fushat e axhendës globale për remitancat - të dhënat, kostot e remitancave dhe ndikimin e remitancave për aksesin në tregun e kapitalit për vendet. Megjithatë progresi ka qene i ngadaltë në fushën e lidhjes së remitancave me aksesin financiar për të varfërit. Ka një potencial të madh për të zhvilluar mikro-kursimet dhe skemat e mikro-sigurimit të lidhura me remitancat, si dhe për financimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme," tha Ratha.Si një lojtar kryesor në arenën e migracionit dhe remitancave, Banka Botërore po punon për një iniciative të re, Partneritetin Global të Dijes mbi Migracionin dhe Zhvillimin (KNOMAD), i cili synon në lehtësimin e debatit shumëdisiplinor dhe diskutimin mbi çështjet të migracionit, hartimin e politikave të mundshme, dhe politikave pilote për vendet dërguese dhe marrëse.Banka gjithashtu vijon të bëjë progres të dukshëm në zhvillimin e instrumenteve financuese për të ndikuar migracionin dhe remitancat me qëllim zhvillimin kombëtar. Lidhjet me diasporën mund të jenë një instrument i fuqishëm financiar për të mobilizuar kursimet e diasporës për të financuar projekte specifike të sektorit publik dhe privat, si dhe për të përmirësuar profilin e borxhit të vendit të destinacionit. Banka ka ngritur gjithashtu një Task Force për Lidhjet me Diasporën për të ofruar asistencë teknike për vendet e interesuara në zbatimin e lidhjeve të diasporës për projekte të zhvillimit.