Berisha: Rama përdori Fierin për të bllokuar statusin

Kryeministri, Sali Berisha, ka folur ashpër për qëndrimin që mbajti Partia Socialiste në raport me miratimin e tre ligjeve të integrimit. Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama, se bllokoi qëllimisht miratimin e tre ligjeve në Parlament për të bllokuar statusin.“Shpreh keqardhjen time për qëndrimin e kryetarit të PS-së Rama, i cili me një qëllim jashtëzakonisht absurd dhe jo të përgjegjshëm bllokoi votimin e tre ligjeve që ishin kërkuar nga KE-ja që të votoheshin deri në 20 nëntor në mënyrë që komisioni të bënte rekomandimin përfundimtar për statusin e Shqipërinë. Rama në një kalkulim politik fatal duke besuar që do ti jepte kredenciale qeverisë e bllokoi duke përdorur si preteks një çështje lokale pa asnjë lidhje me procesin e integrimit. Pikërisht sot një ditë pas 20 nëntorit, datë kjo e fiksuar në raportin e KE-së, në një intrigë dhe në një lojë të turpshme, në një lojë të imagjinueshme në kurriz të çdo shqiptari Rama urdhëroi Vangjel Ndrekon të tërhiqet nga padia gjyqësore” tha Berisha.Ndërsa duke iu referuar situatës në qarkun e Fierit, Kryeministri Berisha tha se me tërheqjen e Vangjel Ndrekos nga padia, Rama kërkon të lajë duart pas qëndrimit bllokues që mbajti për shumë kohë.“Nuk mund ta bësh është cinizëm. Tregoju shqiptarëve se me çfarë kurajo e dërgove në gjykatë Vangjel Ndrekon dhe me çfarë kurajo i kërkove të tërhiqej. Kjo tregon se nëse ke qënë ndonjëherë Kolekë kësaj radhe ke treguar që të ka nxjerrë prej hundësh një persekutor, një terrorist i vërtetë dhe ti po mbron ideologjinë e tij, qëndrimin që ai ka mbajtur së bashku me bllokmenët e tjerë për 45 vjet në pushtet” shtoi Berisha.Data 20 nëntor ishte afati i fundit i vendosur nga Komsisioni Europian, kur klasa politike duhet të miratonte tre ligjet e cilësuara, atë të nëpunësit civil, gjykatëne lartë dhe rregulloren e kuvendit, në mënyrë që të jepej i plotë statusi i kandidatit në Bashkimin Europian në muajin dhjetor.Gjithashtu kryeministri Berisha njoftoi se nga data 1 janar 2013 blerjet e vogla do të jenë online.“Kjo përbën një hap trë rëndëisshëm në rritjen e transparencës të shpenzimeve publike. Sot prokurimet janë dixhitale, blerjet e vogla do të bëhen dixhitale. Çdo faturë të nesmen e miratimit të saj do të jetë në faqen e ministrisë së financave. Kjo përbën formën më transparente. Çdo shpenzim buxhetor del në dritën e diellit dhe bëhet në mënyrë transparente” tha Berisha.