Përurohet shtatorja e ish-Presidentit amerikan Wilson

Presidentin e 28 amerikan, Thomas Woodrow Wilson, i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në cështjen shqiptare kundër copëtimit të vendit, tashmë do të rikujtohet edhe me këtë shtatores, në sheshin me të njëjtën emër. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu do të sjellte dhe fjalimin prej 14 pikash që Presidenti amerikan ka mbajtur duke propaganduar paqen dhe lirinë.“Ju jam mirënjohës ndaj kësaj ceremonie nderimi për presidentin Wilson. Ne e dimë që Shqipëria e fitoi pavarësinë më 1912 dhe Wilson ndihmoi në njohjen e saj. Ju jeni njohur me fjalimin e tij të famshëm të Ëillson, me 14 pika. Pjesë nga fjalimi i Wilson njihen nga të gjithë shqiptarët” tha Arvizu.Sipas Kryeministrit, Sali Berisha, kontributi i Presidentit amerikan Wilson në çështjen shqiptare, kur kjo çështje ishte e rrezikuar në Konferencën e Paqes në Paris, mbetet një akt i cili u vlerësua gjithmonë dhe bëri të mundur festimin e këtij 100 vjetori.“Përurojmë sot shtatoren e presidentit shpëtimtar të Shqipërisë, Wilson. Sot nderojmë ëndrrën e gjithë asaj gjenerate që për pavarësinë gjetëm mbështetjen e Wilson. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për shembjen e perdeve të hekurta të regjimit komunist” tha Berisha.Gjithashtu Kyreministri Berisha ka vlerësuar ish-presidentin amerikan Wilson, Clinton, Bush dhe Obamën për rolin e tyre të rëndësishëm të dhënë ndër vite në Shqipëri, duke rikonfirmuar edhe një herë mardhënien e fortë mes vendit dhe SHBA.