Shtyhet rilicensim i CEZ, ERE: Shqyrtimi pas datës 16 dhjetor

Enti Rregullator i energjise ka shtyre vendimin per rinovimin e licences se dyte qe ka CEZ Shperndarje per tregtimin me pakice te energjise për vitin 2013.Ky vendim u mor pasi kompanise çeke i eshte lene afat 30 ditor per te plotesuar kushtet e licenses se pare qe lidhet me shperndarjen e energjise dhe ERE nuk mund te rinovoje kete licence te dyte, ndërkohë që po shqyrtohet heqja e licencës së parë.Ky vendim sipas kryetarit të ERE, Sokol Ramadani, do te merret ne perfundim te procesit te negociatave mes paleve.Kerkesa e CEZ Shperndarjes per rinovim te licenses per tregetimin me pakice te energjise eshte nje procedure rutine e cila behet cdo tre vite, ne baze te tregut rregullues.Kompania "CEZ Shpërndarje" ka një muaj afat kohë për reagim ndaj masës së marrë ngaERE për heqje të licencës. Këto procedura nisën për shkak se, është konstatuar mungesë e realizimit të planit të investimeve dhe rritje e humbjeve në rrjet