Çështja e Fierit, Vangjel Ndreko tërheq padinë

Pretedenti i PS-së për kryetar i qarkut të Fierit Vangjel Ndreko ka tërhequr padinë nga gjykata në të cilën kërkonte që të shpallej e paligjshme mbledhja e prefektit më datën 16 nëntor 2011.Ndreko në këtë padi kërkonte që të shpallej i paligjshëm edhe vendimi i marrë në këtë mbledhje për ta shpallur Artur Shehun si kryetar i qarkut të Fierit.“I bëjmë apel apel kryeministrit Berisha që të çlirojë qarkun e Fierit të mos pengojë integrimin. Kryeministri duhet të të zbatojë ligjin. PS kërkon heqjen dorë nga gjykimi i padisë. Gjykata e apelit Vlorë ka marrë një vendim që mbledhja e datës 16 nëntor  2011 është në kundërshtim me ligjin dhe si rrjedhim vendimet e marrë në mbledhjen e 16 nëntorit 2011 janë pa bazë ligjore” tha Ndreko.Qarku i Fierit është bërë “mollë” sherri mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste ku të dyja palët pretendojnë se kanë fituar shumicën në këtë qark.Kryeministri Berisha ka ofruar si zgjidhje mocionin e besimit ndërsa kryesocialisti Rama ka deklaruar se nuk do të miratojë tre ligjet e kërkuara nga Brukseli për statusin pa u zgjidhur më parë çështja e qarkut të Fierit.