Durrës, grabitet një kambist

Në orët e para të mëngjesit një kambist është grabitur në qytetin e Durrësit.Dyshohet se persona të paidentifikuar kanë grabitur duke i  marrë një sasi të madhe parash kambistin Agim Balla në një nga zonat më të frekuentuara të këtëij qyteti.Ngjarja ka ndodhur pranë muzeut të dëshmorëve ku kambisti sipas banorëve të zonës është grabitur  nga persona të armatosur.Ndërkohë burime të policisë thonë se policia thotë se Balla  është sulmuar nga persona të paarmatosur dhe të pa maskuar të cilët kanë marrë çantën dhe janë larguar.Disa vite më parë thuajse në të njëjtin vend u grabit dhe u vra një tjetër kambist .