Shkodër, atentat ndaj një 28-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2012, 11:27
Atentat ndaj një 28-vjeçari në fshatin Guci të Shkodrës. Policia e Shkodrës ka sqaruar se është qëlluar me armë zjarri shtetasi Prel Vala, banues në fshatin Boriç të Malësisë së Madhe.Sipas policisë 28-vjeçari është qëlluar me automatik nga persona ende të paidentifikuar teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij me targa AA 541 AN por fatmirësisht ai nuk ka pësuar dëmtime të rënda.Mësohet se i riu ka dëmtime të lehta, pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në kanal.Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.