Shkrirja e SHIU, siguria kalon vetëm me votat e mazhorancës projektligjin

Komisioni i sigurisë ka kaluar parimisht vetëm me votat e mazhorancës projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes.Gjatë diskutimit në Komision opozita ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që të sjellë informacion sa i përket korrespondencës së realizuar mes Ministrisë dhe agjencisë amerikane të inteligjencës, informacion ky i cili konsiderohet i klasifikuar.Ndërkaq përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar shpjegime për institucionin që do të kontrollojë këtë agjenci, çka sipas drejtorit juridik në Ministrinë e Mbrojtjes këtë funksion e ushtron Parlamenti.Para Komisionit janë dëgjuar edhe grupet e interesit, përfaqëues nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe nga shoqëria civile, të cilët kanë bërë vlerësimet e tyre sa i përket këtij projketligji. Ndërkaq palët në Komision kanë vendosur që diskutimi nen për nen i këtij projektligji të zhvillohet ditën e hënë.