Festimet për 100-vjetorin e pavarësisë së vendit
Tirana është e veshur e gjitha kuq e zi, flamuj të shumtë, midis të cilëve edhe ai gjigand në qëndër të qytetit janë dëshmi e ditëve festive të 100 vjet shtet shqiptar. Bashkia e cila është kujdesur për detajet që kryeqytetit të mos i mungojë asgjë nga ky dekor ka prezantuar edhe aktivitet të cilat do të kulmojnë përgjatë ditëve të fundit të nëntorit.Kryebashkiaku Basha në mbledhjen e këshillit Bashkiak ka bërë publik kalendarin. Festimet do të nisin më 26 nëntor, për të kulmuar më 28 Nëntor. Një tortë gjigante 550 m2, e cila, pritet të thyejë rekordin si më e madhja në botë, do të nisë të përgatitet nga pastiçierët më të mirë të vendit në sheshin "Skënderbej". Për këtë bashkia thotë se ka nisur puna.Përveç kësaj bashkia ka vendosur që në simbolikën kombëtare kuq e zi përpara urës së Tabakëve do të ndërtohet një mozaik me 2012 gurë të kuq të mbledhur në të gjithë vendin për një hark kohor prej 4 muajsh.Gjithashtu do të ketë një tjetë monument që i shtohet kryeqyteti, a ii një shqiponje në rreth-rrotullimi i Doganës nga e cila sheshi do të marrë dhe emrin"Shqiponja".Gjithashu do të çelet panairi i produkteve shqiptare Blej shqip, inagurimi i shtatore së Adem Jasharit më 27 nëntor. Festa do të ketë kulmi më 28 nëntor në Tiranë ku do trë jetë ceremonia e prerjes së tortës, panaire, koncerte me këngë patriotike, aktivitet artisitke për fëmije e të rinjtë. Gjithashtu përgjatë bulevardit kyesor animatorë dhe personazhe të maskuar në rolin e patriotëve që dhanë kontribut të rëndësishëm në pavarësinë e vendit.