Ambasadori i Kuvajtit viziton ambjentet e RTV “Ora News”

Në kulmin e investimeve në ambjente dhe teknologji, RTV “Ora News” vizitohet nga një mik i veçantë. Mysafir për herë të parë në televizionin e vetëm informative me 24 orë transmetim live ishte ambasadori i Kuvajtit në vendin tonë  Najeeb Al-Bader.Diplomati i Kuvajtit iu përgjigj me kenaqësi ftesës së Presidentit të “Ora News”, Ylli Ndroqi , i cili në rolin e të zotit të shtëpisë, së bashku me bashkëshorten e tij Mimoza  ishin  të  parët  që i uruan  mirëseardhjen ambasadorit. Najeeb Al-Bader u prit  edhe nga drejtuesit  kryesorë të televizionit, të cilët ai tha se i njihte pasi ishte një shikues i rregullt i ekranit tonë.Ambasadori i Kuvajtit vizitoi njëra pas tjetrës studiot e “Ora News”, por edhe investimet e reja në godinën e televizioni, në disa prej të cilave puna ende nuk ka përfunduar.Fillimisht ai u ndal në ambjentet e Radio “Ora News”, aty ku çdo mëngjes transmetohet “Mëngjes expres” , e ku në krah të tij punohet në përgatitjen e emisioneve të tjera radiofonikë.Më tej,  shkallët e drejtojnë për në katin e dytë, aty ky ndodhet zemra e televizionit, transmetimi, dhe studio e Ora Live, pëmes së cilës përcillet minutë pas minute infomacioni i fundit.  Një e papritur për ambasadorin, por që siç tha ai i dhuroi kënaqësi, ishte përshendjesja e teleshikuesve të “Ora News”, live, përmes transmetimit që edhe në atë çast, vijonte i pandërprerë.Vizita pikërisht në këtë periudhë i dha mundësinë ambasadorit të ishte ndër të parët që  vizitonte nga afër studiot më të reja të RTV “ Ora News”, “Natën Vonë”, “Jame Vu”, “Ora sport” dhe “Ora kulturë”. Ambasadori u shpreh i impresionuar me investimet e realizuara në këto studio.Vizita vijoi me investime në të tjera ambjente të reja  për të arritur më tej në  Neës room, truri i televizioni përmes së cilit përcillet informacioni i paanshëm. Ambasadori ishte i interesuar për mënyrën se si përgatitet informacioni, deri tek ndarja e gazetarëve.Vizita i mori një kohë të gjatë ambasadorit Najeeb Al-Bader, pasi ambjentet që duheshin vizituar nuk ishin të pakta, e në fund ai u ndal në zyrën e presidentitn të Kompanisë, z. Ylli Ndroqi për në bisedë edhe më  miqësëore me të.Diplomati i Kuvajtit nuk  kureu vlerësimet maksimale për  RTV “Ora News” kur e cilësoi atë si të pakonkurueshëm.  Ambasadori tha se ishte i impresionuar nga investimet e mëdha por edhe nga ekipi që punonte minutë pas  minute për lajmin. Najeeb Al-Bader, çmoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kuvajtit duhet  të forcohet edhe më tej, duke sjellë në një tjetër nivel edhe bashkëpunimin më media.Si një mik që vizitonte për herë të parë një shtëpi mediatike, ambasadori rezervoi edhë një dhuratë të veçantë për RTV “Ora News”, duke i dhuruar presidentit Ylli Ndroqi simbolin e shtetit të Kuvajtit, anijen e artë.