Ambasadori i Kuvajtit në Ora News, vlerësime për televizionin dhe drejtuesit

Në kulmin e investimeve në ambjente e teknologji, RTV Ora News vizitohet nga një mik i veçantë. Mysafir për herë të parë në televizionin e vetëm informativ me 24 orë transmetim live ishte Ambasadori i Kuvajtit në vendin tonë, Najeeb Al-Bader.Diplomati i Kuvajtit iu përgjigj me kenaqësi ftesës së Presidentit të Ora News, Ylli Ndroqi, i cili në rolin e të zotit të shtëpisë, sëbashku me bashkëshorten e tij Mimoza ishin të parët që i uruan mirëseardhjen Ambasadorit. Najeeb Al-Bader u prit edhe nga drejtuesit kryesorë të televizionit, të cilët ai tha se i njihte pasi ishte një shikues i rregullt i ekranit tonë.Ambasadori i Kuvajtit vizitoi njëra pas tjetrës studiot e Ora News, por edhe investimet e reja në godinën e TV, në disa prej të cilave puna ende nuk ka përfunduar.Fillimisht ai u ndal në ambjentet e Radios Ora News, aty ku çdo mëngjes transmetohet Mengjes Express, e ku në krah të tij punohet në përgatitjen e emisioneve të tjera radiofonikë, si dhe studion e re te emisionit social KM.28000Më tej, shkallët e drejtojnë për në katin e dytë, aty ky ndodhet zemra e TV, transmetimi dhe studio e Ora Live, pëmes së cilës përcillet minutë pas minute ifnromacioni i fundit. Një e papritur për Ambasadorin, por që siç tha ai i dhuroi kënaqësi, ishte përshendetja e teleshikuesve të Ora News live, përmes transmetimit që edhe në atë çast, vijonte i pandërprerë.Vizita pikërisht në këtë periudhë i dha mundësinë Ambasadorit të ishte ndër të parët që vizitonte nga afër studiot më të reja të TV Ora News, “Natën Vonë”, “Jamais Vu”, dhe “Ora Kulturë”. Ai u ndal edhe në studiot e emisionit politik Tonight Ilva Tare, duke rrëfyer se ishte një ndjekës i rregullt i tij.Ambasadori u shpreh i impresionuar me investimet e realizuara në këto studio. Vizita vijoi me investime në të tjera ambjente të reja, për të arritur më tej në News Room, truri i TV, përmes së cilit përcillet informacioni i paanshëm. Ambasadori ishte i interesuar për mënyrën se si përgatitet informacioni, deri tek ndarja e gazetarëve. Diplomati i Kuvajtit u njoh nga afër edhe me ambjentet e televizonit më të ri në Shqipëri, Channel One.Vizita i mori një kohë të gjatë ambasadorit Najeeb Al-Bader, pasi ambjentet që duheshin vizituar nuk ishin të pakta, e në fund ai u ndal në zyrën e Presidentit të Kompanisë, z. Ylli Ndroqi për një bisedë edhe më miqësore më të.Diplomati i Kuvajtit nuk kurseu vlerësimet maksimale për TV Ora News, ku e cilësoi atë si të pakonkurueshëm. Ambasasdori tha se ishte i impresionuar nga investimet e mëdha, por edhe nga ekipi që punonte minutë pas minute për lajmin. Najeeb Al-Bader, çmoi se bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kuvajtit duhet të forcohet edhe më tej, duke sjellë në një tjetër nivel edhe në bashkëpunimin me mediat.“Jam i gëzuar që ndodhem këtu. Jam i lumtur që shoh që ka prezencë të investimeve kuvajtjane në Shqipëri. Ndaj të njëjtin mendim me ju Zoti. Ndroqi që investimet të mos ndalen vetëm në infrastructure, por të ketë edhe bashëkëpunim mediatik mes dy vendeve. Me sa shoh këtu është një institucion për një ekpseriencë mediatike, ju keni ambjente të zgjeruar, studio të teknologjisë së lartë, do ti cilësoja të mrekullueshme. Ju falenderoj për ftesën dhe për vizitën mbresëlënëse dhe ndjesinë e mirë që më latë. Unë e ndjek Ora News, ata që drejtojnë programe unë i njoh, por sot pata kënaqësinë që të shoh të gjithë stafin, që më impresionoi. Ju po bëni një punë vërtet të mirë dhe shoh që këtu keni një ekip të madh. Kjo ishte vizita ime e parë këtu, por jo e fundit. Nëpërmjet kësaj vizite dua të uroj të gjithë shqiptaret kudo që janë për 100 vjetorin e pavarësisë.“Shpreh vlerësimin tim në emër të gjithë stafit të Ora News për prezencën tuaj këtu. Jemi një TV që kemi ambiciet tona për një TV të pavarur, për ti shërbyer publikut dhe vetëm atij dhe them se ja kemi dalë në 5 vitet e fundit, duke rritur shikueshmërinë” tha Presidenti Ndroqi.Si një mik që vizitonte për herë të parë një shtëpi mediatike, Ambasadori rezervoi edhë një dhuratë të veçantë për RTV Ora News. Ambasadori i dhuroi Presidentit Ylli Ndroqi simbolin e shtetit të Kuvajtit, anijen e gdhendur në ar.