KQZ shtyn për në 23 nëntor për ndarjen e mandateve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë për në limitet e fundit kohore ligjore vendimin për ndarjen e mandateve të zonave elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2013.Pas kërkesës së anëtarëve të propozuar nga opozita në Komision për të marrë informacion më të detajuar nga drejtoria e e përgjithshme e gjendjes civile, KQZ vendosi që këtë vendimarrje ta bëjë të premte ne në orën 9:00.Duke ia lënë në dorë individualisht anëtarevë të KQZ për të bërë këtë kërkesë, kryetarja e KQZ-së tha se qëndrimet politike të partive nuk mund të ndikojnë në vendimarrjen e Institucionit më të lartë të administrimit të zgjedhjeve.“Kërkojme hetim të lëvizjes së palogjikshme dhe të qëllimshme të popullsisë, shpjegime MB për 4 komunat e Kukësit. Cilët janë personat dhe cili është dokumentacioni që kanë paraqitur dhe nga cilat komuna janë shpërngulur. Raport me pastrimet në listat e zgjedhësve të bëra nga MB, nga 2009, deri në nëntor 2012″- tha perfaqesuesi ligjor i PS.“Grupi i punës do të marrë në konsideratë çdo kërkesë dhe do ta shqyrtojë atë. Çdo mbledhje e grupit të punës bëhet me procesverbal” tha Lleshi.Ndërkaq nga të dhënat e lëvizjeve demografike të popullsisë bën që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, disa qarqe do të pësojnë ndryshime.Kështu Qarkut të Beratit dhe Korçës do t`i hiqen nga një mandat, ndërsa Tiranës dhe Durrësit do t`i shtohen nga një mandat deputeti.Ja numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore:Zona zgjedhore qarku Berat 7 mandateZona zgjedhore qarku Dibër 6 mandateZona zgjedhore qarku Durrës 14 mandateZona zgjedhore qarku Elbasan 14 mandateZona zgjedhore qarku Fier 16 mandateZona zgjedhore qarku Gjirokastër 5 mandateZona zgjedhore qarku Korçë 11 mandateZona zgjedhore qarku Kukës 4 mandateZona zgjedhore qarku Lezhë 7 mandateZona zgjedhore qarku Shkodër 11 mandateZona zgjedhore qarku Tiranë 33 mandateZona zgjedhore qarku Vlorë 12 mandate