Gjirokastër, kapen 30 kg mariuanë, arrestohen 2 vëllezër
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 30 kg mariuanë ndërsa ka arrestuar edhe dy transportuesit e saj.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Iqmet dhe Vladimir Ibrushi , përkatësisht 33 dhe 24 vjeç nga Berati ndërsa është shpallur në kërkim edhe blerësi i lëndës narkotike.Sipas policisë, dy vëllezërit për t`u shmangur postobllokut të policisë kanë marrë çantën e shpinës të mbushur me lëndë narkotike dhe kanë filluar lëvizjen duke u ngjitur kodrës për tu futur në pyllin e Ujit të Ftohtë për të dalë në fshatin Luzat ku do ti priste automjeti për të vijuar lëvizjen në drejtim të Tiranës.Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër janë vënë në ndjekje të tyre duke bërë edhe arrestimin në flagrancë të tyre.Sipas policisë nga kqyrja që iu bë çantave nga ana e grupit hetimor rezultoi se në çantë kishte 17 pako , me peshë të ndryshme që varionin nga 1.3 deri në 1.8 kilogramë secila, gjithësej rreth 30 kilogramë Mariuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim".