Subashi: S`jemi tërhequr nga Fieri, Berisha të ulet në tavolinë

Partia Socialiste nuk është tërhequr nga cështja e qarkut të Fierit , por i kërkon Kryeministrit të zbatojë vendimet e gjykatave. Duke reaguar për akuzat e Kryeministrit se Kreu i PS-së është tërhequr nga Fieri, kreu i PS-së Edi Rama, përmes rrjetit social tëitteri e ka cilësuar shpifje qëndrimin e Kryeministrit se opozita u tërhoq nga qarku i Fierit.PS nuk është tërhequr dhe se PS ka fituar në popull e në gjykatë me vendim të formës së prerë, të drejtën të drejtojë qarkun shkruan Rama. Sipas kryesocialistit, deklaratat e Kryeministrit se PS-ja ka marrë peng qarkun e Fierit është alibia e tij e radhës.Më tej Partia Socialiste ka sqaruar përmes deputetit, Armando Subashi, të gjitha hapat e ndjekura në këtë process, ndërsa i bëri thirrje Kryeministrit që të zbatojë vendimet e gjykatave.“Kryeministri Berisha doli dhe na akuzoi se jemi tërhequr nga çështja e Fierit dhe po bëhemi pengesë për integrimin. Ne nuk jemi tërhequr nga çëshjta e Fierit. Berisha ka mbi tavolinë vendimet e gjykatave që me formë të prerë i kanë dhënë të drejtë 11 këshilltarëve të ulen në karrigat e tyre. Por Berisha duke mos pasur asnjë argument për Fierin ka frikë të ballafaqohet. Gjykata është e qartë në vendimet që kanë dhënë tani mbetet vetëm zbatimi i tyre. I bëjmë thirrje Sali Berishës të ulet në tryezën e partive parlamentare për të zgjidhur çështjen e Fierit. Fieri është çështje e vullnetit politik pasi vendimet e gjykatave janë në tavolinën e kryeministrit dhe ai duhet vetëm t`i zbatojë vendimet” tha Subashi.Gjithashtu, deputeti Subashi ka shpjeguar edhe arsyen e tërheqjes së padisë nga gjykata e Fierit ana e Vangjel Ndrekos.“Në Gjykatën e Fierit kishte ngelur një çështje e pagjykuar që zvarritej nga një gjyqtar politik. Kishim kërkuar pavlershmërinë e mbledhjes së këshillit të qarkut të datës 16 nëntor të vitit të kaluar ku u shpall si kryetar qarku edhe Artur Shehu dhe kjo ishte një mbledhje e turpshme” tha Subashi.Ai shtoi gjithashtu se “Kjo padi që ne e kemi paraqitur do të kishte vlerën e vet nëse do të ishte gjykuar për 30 ditë siç e parashikon edhe ligji. Kjo çështje në themel është e zgjidhur dhe s`ka vend për asnjë interpretim apo të ndonjë mendimi ndryshe. Në padi ne kemi theksuar se kjo mbledhje është thirrur në kundërshtim me ligjin dhe 14 këshilltarët që ishin në mbledhje nuk kishin mandat të ligjshëm përfaqësimi”.“Sot kësaj çëshjet i kanë thënë zgjidhje gjykatat me vendime të formës së prerë. Mandatet e këshilltarëve janë të paprekshme dhe anëtari i qarkut nuk mund të zëvendësohet nga këshilli i bashkisë. Kjo mbledhje ka qënë e paligjshme dhe për rrjedhojë ajo s`ka vlerë” tha Subashi.Pretedenti i PS-së për kryetar i qarkut të Fierit, Vangjel Ndreko, ka tërhequr padinë nga gjykata në të cilën kërkonte që të shpallej e paligjshme mbledhja e prefektit më datën 16 nëntor 2011.Ky qëndrim ka ardhur pasi Gjykata e apelit Vlorë ka marrë një vendim që mbledhja e datës 16 nëntor 2011 është në kundërshtim me ligjin dhe si rrjedhim vendimet e marrë në mbledhjen e 16 nëntorit 2011 janë pa bazë ligjore. Në këto kushte në krye të të Këshillit të qarkut të Fierit do të vijojë të qëndrojë Vangjel Ndreko.