Berisha: Nismë për një qëndrim më të qytetëruar ndaj fëmijëve
Në zonat urbane dhe jo vetëm fëmijëria është e dhunshme dhe dhuna në të gjitha format e saj vjen se pari nga prindërit dhe më pas nga shoqëria dhe instiucionet e tjera. Kjo jo për shkak se mungojnë konvetat dhe ligjet por për faktin se prindërit tregohen më pak të dureshëm ndaj kërkesave dhe dëshirave të fëmijëve.Kryeministri Berisha ka kërkuar hartimin e një nisme mbarë shoqërore për një qëndrim të qytetaruar ku zëri i fëmiijëve në çdo rast të dëgjohet dhe kjo do të thotë parajmërim nëse ka dhunë dhe masa nëse konstatohet ky fenomen." Ne kemi bërë progres të madh dhe kjo është e pamohueshme. Familja shqiptare, në tërësinë e saj, nëse do të përdornim metrin e sakrificave për fëmijët, absolutisht, do të dilte ndër më të parat në raport me ndonjë komb tjetër, por është çështja e qëndrimit, e ashpërsisë, e brutalitetit dhe e mosdëgjimit. Ndaj, do të ishte e domosdoshme një nismë që zërin e fëmijës duhet ta dëgjojë e gjithë familja. Qeveria do të bëjë gjithçka për të përmirësuar sistemin social të ndihmës për fëmijët, për të përmirësuar çerdhet dhe kopshtet. Zëri i një fëmije duhet të dëgjohet në të gjithë shkallën, në të gjithë komunitetin dhe në të gjithë shoqërinë. Ai nuk mund të rrihet dhe nuk mund të keqtrajtohet.” shtoi Berisha.Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi tha se mbojtja e të drejtave të fëmijëve është një ndër kushtet që e ndihmon Shqipërinë të ecë përpara drej procesit të integrimit."Zëri i fëmijëve shpesh herë lihet në harresë dhe nuk i dëgjojmë. Por cështjet madhorie si dhuna në familje duhet zgjidhur dhe për këtë duhet të shfrytëzohen të gjithë elementët. Të drejat e fëmijëve janë kusht integrimi dhe kryefajala në këtë rast është vetëm "zbatim" tha Sequi.Në ditën botëore të drejtave të fëmijëve, u kërkua më tepër punë nga prindërit dhe shërbimet sociale për të shmangur dhunën ndaj fëmijë që siç pranoi dhe kryeministri dhuna ndaj tyre është disa herë më e madhe se ajo që ne imagjinojmë apo raportohet.