Vrasja në Shkodër, policia: Objektiv i sulmit, një prej të plagosurve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2012, 11:41
Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të tjera për ngjarjen e djeshme ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e martës pranë godinave të studentëve të universitetit “Luigj Gurakuqi” ku një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri automatiku dhe nga të shtënat u vra 24-vjeçari Aleksandër Qarri dhe u plagosën 37-vjeçari Lekë Marku dhe 19-vjeçari Aleksandër Begeja.Sipas policisë objekt i sulmit ka qënë një prej të plagosurit dhe konkretisht 37-vjeçari Marku i cili ka patur konflikte gjakëmarrje dhe jo viktima.Ndërkohë policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.