Rama në Twitter: Berisha gënjen, s`jemi tërhequr nga Fieri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2012, 12:59
Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë.Rama i cilësoi si shpifje deklaratën e kryeministrit se PS-ja u tërhoq nga qarku i Fierit.“KM,shpifja e ditës:PS u tërhoq nga Fieri! Jo,PS ka fituar në popull e në gjykatë,me vendim të formës së prerë,të drejtën të drejtojë qarkun” shkruan Rama.Sipas kryesocialistit, deklaratat e kryeministrit se PS-ja ka marrë peng qarkun e Fierit është alibia e tij e radhës.“PS s'është tërhequr nga asgjë!Kur nuk njeh vendimet e gjykatave,s`ke si kupton logjikën e proceseve gjyqësore.Pengmarrja e Fierit alibi e KM!” shkruan më tej Rama në Twitter.