Tavo: Qëndrat shëndetësore do ti nënshtrohen akreditimit

Duke filluar nga Janari i 2013-tës  qyetarët dhe pacientët shqiptare  do të dinë  të drejtohen  tek qëndrat shëndetësore  të verifikuara dhe të sigurta.Drejtor i qëndrës së Akreditimit të institucioneve shëndetësore Isuf Kalo  thotë se në Shqipëri nuk kemi akoma një strategji  kombëtare dhe një ligj konkret  për sigurinë e pacientit, për këtë në janar do të fillojë  i detyrueshëm akreditimit  të plotë  të gjitha institucioneve shëndetësore në vend.Ndërsa Drejtoresha e përgjithshme e ISKSH-së Elvana Hana ngre alarmin për fenomenin e gabimeve mjeksore  të cilat çojnë në dëmtim të shëndetit  të pacientit.Hana thotë se aktualisht janë tre raste procesesh gjyqësore të fituara  nga pacientët me mjekim të gabuar dhe se  duhet patjetër një ligj për sigurimin  e stafit mjeksor dhe  apo krijimi  i fondit  të sigurimit të pacientit  për ti paraprirë një efekti boomerang .Ministri i Shendetësisë Vangjel Tavo, i pranishëm në konferencën e 7-të  kombëtare të Qendrës kombëtare të cilësisë, sigurisë dhe akreditimit, tha se certifikata e akreditimit  do  ju konfirmoi  qytetarëve dhe pacientëve se kujdesi në to ofrohet  në përputhje  të plotë me standartet e cilësisë    dhe sigurisë.