Gjyqi i 21 janarit, dëshmojnë ekspertët balistikë
Zhvillohet seanca gjyqësore e radhës së ngjarjeve të 21 janarit. Në këtë seancë kanë dhënë dëshminë e tyre ekspertët balistik dhe të mjekësisë ligjore të thirrur nga pala mbrojtëse.Ekspertët balistik të pyetur nga avokati mbrojtës nëse mund të përcaktojnë armën që ka qëlluar viktimën Faik Myrto, ata iu përgjigjen se kjo është e pamundur, pasi tyta e pistoletave që ata kanë analizuar janë të çmontueshme dhe tyta nuk ka një numër serie që ti korrespondojë të njëjtës armë. Kështu që nuk të vërtetohet se viktima Myrto është qëlluar nga arma e ish- kreut të gardës Ndrea Prendi.Ndërkaq ekspertët balistikë në të njëtën kohë nuk mund të përcaktojnë distancën nga është qëlluar viktima apo nëse ishte një qitje e drejtëpërdrejtë apo ka patur devijim të plumbit nga objekte të tjera. Eksperti pohoi gjithashtu se në mometin kur ata kanë administruar armët nuk i kanë marrë të individualizuara, por të gjitha bashkë, plot 27 pistoleta.Por administrimi në këtë mënyrë nuk ka ndikuar në cilësinë e ekspertizës. Ndërkohë avokati i palës mbrojtëse kërkoi që të administrohet si provë nga gjykata edhe libri i mjekes së gardës, pasi aty vërtetohet se Kryeministria dhe gardistët janë sulmuar atë ditë nga turma.Ndërkaq seanca ka vazhduar me paraqitjen e provave nga avokati i Agim Llupos, i cili ka hequr dorë nga pjesa më e madhe e tyre, pasi ata tashme janë ezauruar duke kërkuar që të pyetën vetëm ekspertët e mjekësisë ligjore dhe balistik. Ndërsa seanca tjetër u vendos për në datën 26 nëntor.