Kuvendi nderon politikën në 100 vjetor, aktet e themelimit për 7 ish-kryeministrat

Në 100 vjetorin e Shqipërisë shtet Kuvendi i Shqipërisë ka nderuar kontributin dhe rolin e 11 personaliteteve të rëndësishme të politikës shqiptare dhe asaj të Kosovës.Kështu plot 7 ish-kryeministra, të cilët ia kanë pasur njëri-tjetrit drejtimin e qeverisë së shtetit tonë për 14 vite, nga 1991 deri në 2005, përkatësisht Ylli Bufi, Vilson Ahmetaj, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe ish-kryeministrin demokrat Aleksandër Meksi janë nderuar nga numri një i legjislativit, kryeparlamentarja Jozefina Topalli në një ceremoni të posacme në ambjentet e Kuvendit, e cila u ka dhuruar më pas edhe aktet e themelimit të shtetit shqiptar.Ndërkaq Topalli ka nderuar edhe familjen e ish-Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.Kuvendi nderoi po ashtu edhe familjen e ish deputetit të vrarë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari, gjithashtu dhe familjen e Pjetër Arbnorit, si kryetar i parë i Parlamentit pluralist shqiptar.