Lirimi i Limaj, PDIU: U rivendos drejtësia, të hetohen kriminelët e vërtetë të luftës
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vlerëson vendiin përfundimtar të Gjykatës për lirimin e Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij në proçese të cilat që në krye të herës kanë pasur si qëllim dënimin e luftës shekullore të shqiptarëve për liri.Përmes një deklarate për mediat PDIU thekson se tashmë, drejtësia u rivendos në vend duke i dhënë fund përndjekjeve të pavendta të drjetuesve të UÇK në bazë të mashtrimeve dhe akuzave të gatuara në mentalitetin e vjetër të Serbisë.PDIU i bën thirrje autoriteteve hetuese në Kosovë që të drejtohen nga hetimi i kriminelëve të vërtetë të luftës të cilët nuk gjenden në rradhët e heronjve të UÇK, si Fatmir Limaj e shokë por lëvizin të lirë e të papenguar në Beograd dhe në veri të Kosovës.Një ditë më parë trupi gjykues i përbërë nga tre gjykatës, dy ndërkombëtarë dhe një vendas e shpalli të pafajshëm Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij. Fishekzjarret e fitores shpërthyen në qiellin e Prishtinës në kohën që ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj po zbriste shkallët e Gjykatës Themelore si triumfues në akuzat për krime lufte.Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, në një deklaratë të shkurtër tha se gjykata vërtetoi ato që ka thënë ai në fillim të këtij procesi.Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Shala, Naser Krasniqi, Refki Mazreku, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Besim Shurdhaj, Sabit Shala dhe Shaban Shala u liruan nga të gjitha akuzat pasi prokuroria nuk dëshmoi se të akuzuarit i kishin kryer veprat me të cilat ishin ngarkuar.Limaj dhe të tjerët, në cilësinë e ish-ushtarëve të UÇK-së akuzoheshin për krime lufte kundër popullatës civile serbe e shqiptare si dhe vrasjen e oficerëve serbë dhe një shqiptari në Kleçkë të Komunës së Lipjanit, në pjesën e parë të 99-tës.Ndërsa kryetari i trupit gjykues, Malcom Simons lexoi njërën pas tjetres dhjetë vendimet liruese në sallën e gjyqit nuk munguan duartrokitjet e familjarëve, të cilët ishin prezent, në veçanti kur u lexua vendimi për Fatmir Limajn, i cili në luftë kishte nofkën “Çeliku”.Pas përfundimit të seancës, prokurori i rastit, Jonatan Rathel, në një deklaratë për gazetarët tha se do ta shqyrtojë vendimin e gjykatës për të shfrytëzuar të drejtën e ankesës.